Hyseni paralajmëron VV’në: LDK’ja nuk do të bëhet bashkëfajtore në prishjen e partneritetit me SHBA’në

13.03.2020 22:23:50

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skender Hyseni, ka paralajmëruar partneren e partisë së tij në koalicionin qeverisës, Lëvizjen Vetëvendosje, kundër prishjes së raporteve Kosovë-Shtetet e Bashkuara.

Hyseni ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se kryeministri i vendit, Albin Kurti, duhet ta ruajë marrëdhënien e vendit me Amerikën.

Deklaratat e Hysenit vijnë pas këmbënguljes së Kurtit për mosheqjen e plotë dhe pa kushte të tarifës ndaj mallrave nga Serbia, ashtu siç po kërkon Uashingtoni zyrtar.

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës ka thënë se partia e tij “nuk do të bëhet bashkëfajtore në prishjen e partneritetit me SHBA’në – në asnjë variant”.