Hyseni thotë se Policia e Kosovës është e popullit dhe demokratike

16.04.2017 18:25:06
Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni ka vlerësuar lartë punën dhe rolin e Policisë së Kosovës.

Hyseni ka shfrytëzuar periudhën e angazhimit të shtuar të Policisë, pas paralajmërimeve për rrezik nga terrorizmi për festën e Pashkëve, për të ngritur lartë gjithë angazhimin e tyre.

Ministri ka theksuar se Policia e Kosovës është polici e këtij populli, demokratike dhe po ashtu e mbikëqyrur nga institucionet demokratike.

Ky është postimi i plotë:

Mirënjohje e veçantë për gratë dhe burrat e Policisë së Kosovës të cilët këto ditë feste, me orar të zgjatur pune dhe me përkushtim po ofrojnë ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Republikës. PK është një organizatë policore profesionale e paanshme, e trajnuar në pajtim me standardet më të larta ndërkombtare, për të zbatuar me përkushtim detyrat dhe ingjerencat nga fushëveprimi i saj, e që janë të kodifikuara dhe normuara në ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Këtë përkushtim, ajo po e demonstron çdo ditë në ruajtjen e rendit dhe qetësisë në vend, me një seriozitet dhe shkallë të lartë të përgjegjësisë. Policia e Kosovës pra, është polici e këtij populli, demokratike, dhe poashtu e mbikqyrur nga institucione demokratike. Faleminderit për shërbimin tuaj! S.H.