I ati i Emirit të Katarit mbërrin me jahtin luksoz në Sarandë

07.08.2018 15:25:57

Një jaht luksoz, pronë e Emirit të Katarit ka mbërritur në portin e Sarandës. Lajmi bëhet i ditur nga deputeti Alket Hyseni, nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Mbërrin në Portin e Sarandës yachti Katara, pronë e Emirit të Katarit. Sot Saranda mirëpret një mysafir të çmuar, babain e Emirit të Katarit, (ish Emirin) Shkëlqesinë e Tij, Hamad Bin Khalifa Al Thani, i cili do të vizitojë rivierën shqiptare, si dhe Durrësin gjatë qëndrimit në Shqipëri”, shkruan ai.