I burgosuri i dyshuar me COVID 19, është personi që e kishte...

I burgosuri i dyshuar me COVID 19, është personi që e kishte kërcënuar kryetarin Muhaxheri

04.04.2020 12:57:30

Personi i burgosur, i cili dyshohet se është prekur nga coronavirusi është ai i cili kishte kërcënuar kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Siç merr vesh “Radio 1” nga burime të sigurta personi me inicialet D.B. i lindur me 1985, banor nga Komuna e Podujevës, që ishte arrestuar në Istog mbrëmë dhe ishte dërguar në stacionin policor të Pejës për procedura të mëtejme, ishte kthyer sërish në stacionin e Istog ku gjatë kontrollit mjekësor nga stafi i QKMF-së së Istogut janë vërejtur dyshime për simptoma me COVID 19, me ç’rast është dërguar në Klinikën Infektive në QKUK.

Mësohet se  i arrestuari është personi, i cili e kishte kërcënuar gjatë muajit mars, kryetarin e komunës së Pejës dhe nënkryetarin e LDK-së, Gazmend Muhaxherin.

Të premtën në mbrëmje ‘Radio 1″ kishte rapoetuar për arrestimin e personit të dyshuar.