I burgosuri kalon vikendin në shtëpi, kthehet në burg me substancë të dyshuar narkotike

02.01.2018 13:29:30

Të hënën në Burgun e Dubravës, është raportuar se i dyshuari mashkull, i cili ishte i burgosur, ka qëndruar për vikend në shtëpi.

Gjatë kthimit për vuajtje te dënimit, tek i  dyshuari gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar tetë qese  najloni të mbështjella me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, njofton Policia e Kosovës.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.