I ftohti i fund-dimrit, temperaturat e ulta deri të premten

26.02.2018 09:32:24

I ftohti i acartë që ka përfshirë dhe Europën pritet të zgjasë disa ditë në vendin tonë. Prej ditës së sotme vala e acartë do të shtrihet në një pjesë të mirë të kontinentit evropian, duke zbritur deri në gadishullin Ballkanik.

Ngjarje të tilla atmosferike vërehen rrallë në periudhat e fund-dimrit, ku temperaturat në vendin tonë pritet shkojnë nën zero dhe në zonat e ulëta.

Temperaturat pritet të shënojnë rritje të enjte dhe të premten.