I riu 32-vjeçar vdes në Burgun e Dubravës pak ditë para se të lirohej

20.04.2020 14:09:23

Një i ri 32-vjeçar ka vdekur në Burgun e Dubravës ku ishte duke kryer vuajtjen e dënimit.

Vdekja e tij natyrale vjen vetëm pak ditë para afatit kur do të duhej të lirohej dhe t’i kthehej familjes. Këtë njoftim e ka bërë miku i tij, Mursel Zymberi. Ky i fundit ëshë përfaqësues i sindikatës së administratës publike.

Shoqata të ndryshme kanë kërkuar nga shteti që të bëhet lirimi i një pjese të të burgosurve që e kanë kryer pjesën më të madhe të dënimit, por kjo kërkesë nuk ka gjetur mbështetje as në këtë kohë të krizës së pandemisë.

Postimi i plotë i Murselit:

U prehësh në paqë i dashur Amir Veliu!

Sot iu dha lamtumira e fundit Amir Veliut i cili vdiq në burgun e Dubravës në moshën 32 vjeqare, pak ditë para se të lirohej nga burgu. Vdekja e këti djaloshi duhet të zgjon ndjenjën humane dhe përgjegjësinë tek institucionet e vendit dhe sa më parë të del e vërteta në dritë lidhur me rastin.

Drejtësi për Amirin!