I riu mashtron deputetin e PS, i merr miliona Lekë

14.12.2016 16:49:55

Një 30-vjeçar ka mashtruar një deputet të Partisë të Partisë Socialiste duke marrë i marrë shumë të konsiderueshme parash për shitjen e një prone.

Burime nga Prokuroria e Tiranës thonë për Syri.net se Armand (Antonio) Gjuzi është kallëzuar nga deputeti Vladimir Kosta dhe ndaj 30-vjeçarit kanë nisur hetimet në gjendje të lirë.

Të njëjtat burime sqarojnë se deputeti Kosta i kishte dhënë Armand Gjuzit një shumë të konsiderueshme parash për blerjen e një apartamenti, por është mashtruar. Pasi 30-vjeçari mori paratë, pronën e shiti tek një tjetër person.