I riu shqiptar gjendet i plagosur në rrugët e Anglisë, vdes në spital (Foto)

13.03.2017 10:26:38

Një i ri i cili vdiq pasi pësoi një plagë në gjoks është identifikuar si Shkëlzen Dauti, shkruajnë mediat britanike.

Siç shkruajnë mediat britanike bëhet fjalë për një 21-vjeçar i cili vdiq në spital, pasi ishte gjetur në rrugën Gilpin Close, Southampton në orët e hershme të së shtunës.

Autoritetet vendase kanë thënë se vdekja e tij ishte duke u trajtuar si e dyshimtë dhe hetimet për rrethanat e vdekjes së tij janë duke vazhduar.

Ato kanë bërë të ditur se Dauti, ishte i njohur më mirë si Genny, dhe ishte me origjinë nga Shqipëria.

Policia kanë bërë thirrje të gjithë ata që e njohin apo kanë punuar me të, ose kanë njohur lëvizjet e tij gjatë natës të së shtunës, të kontaktojnë policinë.

Deri më tani thuhet se nuk ka ndonjë të arrestuar.