Një i ri ka rënë në prangat e policisë pasi ka terrorizuar qytetin duke qëlluar disa herë me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 5, ndërsa policia ka vënë në pranga K. V., 21 vjeç, banues në Laç, Kurbin.
Sekuestrohet një armë zjarri dhe një krehër me 5 fishekë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
K. V., 21 vjeç ,banues në Laç, Kurbin.
Ky shtetas, në lagjen nr. 5, Laç, Kurbin, ka qëlluar me armë zjarri në ajër disa herë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjetën 1 armë zjarri automatik P.M.SH dhe 5 fishekë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.






































