I shkreti Milaim sa shumë budallallëqe thotë dhe nuk ia rrok se koalicioni LDK-AAK më 2004 rrëzon koalicionin PDK-AAK-Nisma

21.05.2017 14:15:23

Nga Rexhep Kastrati

Milaim Zeka paska folur për koalicionin PDK -LDK si përgjigje ndaj kryeministrit Mustafa që i ka thënë PDK-së se i është dorëzuar një partie të vogël! Dhe në atë që thotë Milaimi ka shumë marrëzir dhe budallallëqe: 1. Koalicioni PDK – LDK nuk ka qenë koalicion i një partie të madhe me një parti të vogël, por i dy partive të mëdha; 2. Në koalicionin PDK – LDK, kjo e fundit nuk i është nënshtruar PDK-së, por e kundërta është e vërtetë. Kjo për faktin se në atë koalicion, LDK si parti e dytë, e kishte kryeministrin dhe ministritë kryesore. Pastaj, po t’i ish nënshtruar LDK-ja PDK-së, kjo e fundit nuk do të kishte bërë gjithçka me gjithë bishtat e saj në opozitë dhe me korpusin medietik kundër Qeverisë që e drejtonte LDK dhe kryeministri Mustafa, as nuk do ta nxiste Nismën për mocion mosbesimi. Është fakt se fitoren më të madhe politike dhe institucionale, LDK e ka pasur pikërisht gjatë mandatit të ndërprerë, edhe me ndihmën e disa idiotëve që brenda LDK-së kanë bërë punën e të tjerëve. Koalicioni PDK – LDK ka qenë koalicion për vendin, e jo për partitë, kurse koalicioni aktual i PDK-AAK-Nisma është koalicion nga frika e humbjes dhe nga frika nga Gjykata speciale. Dhe kjo mund të jetë një nga arsyet se përse edhe Milaimi dhe çiftat e tij kanë heqë maskën dhe janë vënë në krahë të PDK-AAK-Nismës, duke e zhveshë veten nga maska e gazetarit dhe të atij që bënte se gjoja kritikonte apo shante këto parti. Prandaj, këto farë budallaleqesh dhe marrëziarsh si të Milaim Zekës vetëm sa dëshmojnë se sa tmerruar kanë qenë nga fakti se drejtimin e Qeverisë e kishte LDK dhe kryeminsitri Mustafa, sa rëndë e kanë përjetuar këtë dhe sa frikë kanë nga humbja eventuale në zgjedhjet e 11 qershorit! Po ashtu, duhet kuptuar edhe si vazhdimësi e luftës speciale me qëllim të paraqitjes së gabuar të një realiteti socio-politik që për herë të parë u ka treguar qytetarëve të Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare se shqiptarët dinë të bëjnë dhe të mabjnë shtet, dinë të përcaktojnë dhe të realizojnë interesat e vendit, dhe se Kosova nuk është një projekt i dështuar siç anë munduar dhe mudohen ta paraqesin qarqe serbe, ruse dhe të aleatëve të tjerë, se imazhin e Kosovës nuk e shfaqin vetëm dhuna, bllokada, krimi i organizuar, të fortët e lagjes që nuk duan të jenë të barabartë me qytetarët, por mbi qytetarët. Dhe në këtë demonizim të qeversjes së LDK-së, Milaim Zeka kot që thirret në emrin e presidentit Rugova, sepse është vetë Milaim Zeka që e ka përbaltur atë emër, si dhe është pikërisht përvoja e presidnetit Rugova, i cili ka qenë i hapur për të gjitha koalicionet e mundshme. As koalicioni me AAK-në, nuk ka qenë nënshtrim, por gatishmëri për të sakrifikuar pushtetin për hir të shtetit dhe për të penguar pikërisht në koalicion të tillë siç është ky ndërmjet PDK-së, AAK-së. Pra, i marrosur tepër shumë, Milaim Zeka bën autogola, sepse duke e përmendur rastin e koalicionit LDK – AAK më 2004, po konfirmon destruktivitetin dhe rrezikshmënë e koalicionit aktual PDK-AAK-Nisma.