I siguroi fitoren Cityt, Toure ka disa fjalë për Guardiolën

20.11.2016 12:22:20

Është rikthyer Yaya Toure në formacionin bazë dhe i ka siguruar një fitore të madhe Manchester Cityt.

Mesfushori afrikan shënoi dy gola në fitoren e Cityt 1-2 në udhëtim tek Crystal Palace.

Pas ndeshjes Toure ka folur për këtë takim, ndërsa ka thënë se e ka ditur që Guardiola do të kishte nevojë për të.

“Jam shumë i lumtur që më në fund po luaj pas gjithë këtyre muajve pa luajtur”, deklaroi Yaya Toure.

“Manchester City është shumë i rëndësishëm për mua ashtu siç shokët e skuadrës. Gjithmonë e kam mbështetur klubin edhe pse nuk kam luajtur, gjithmonë iu jam gëzuar fitoreve dhe jam hidhëruar pas humbjeve”.

“Isha i përgatitur që një ditë Guardiola do të kishte nevojë për mua dhe jam i lumtur me golat edhe pse kisha edhe pak fat. Ndaj Palace ishte ndeshje e mirë dhe jemi të lumtur për fitoren”, deklaroi Yaya Toure.