I zhdukur prej ditësh/ Zbardhet e shkuara e errët e Vilson Çutajt, baba i katër fëmijëve

07.10.2020 13:06:33

Zbardhen detaje të reja nga zhdukja pa adresë e tre të rinjve Klemend Pepaj, Vilson Çutaj dhe Danjel Pepaj. Nga verifikimet e kryera, mësohet se Vilson Çutaj, kishte vetëm pak kohë që ishte liruar nga burgu i Reçit në Shkodër, pasi ishte dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim për akuzën e “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Çutaj, është babai i 4 fëmijëve dhe se dënimin e mësipërm e ka marrë në 25 korrik 2018 nga gjykata e Apelit Shkodër. Sipas dosjes hetimore, rezulton se Çutaj është arrestuar fillimisht në datën 15 maj 2017, pasi gjatë një kontrolli në banesën e tij, policia ka gjetur 5 thasë plastikë, ngjyrë e zezë, ku në brendësi të tyre është sekuestruar material bimor, në gjendje të tharë, me ngjyrë jeshile dhe boçe, me aromë dhe karakteristika si ajo e bimës “Cannabis sativa.”

“Kjo sasi lënde bimore është gjetur e fshehur në papafingon e katit të dytë, në një dhomë ku banonte Vilson Çutaj…” thuhet në vendimin e gjykatës.

Më tej nënvizohet se pas peshimit të materialit bimor ka rezultuar se pesha totale e lëndës së sekuestruar është 63.5 kg. Nisur nga kjo situatë është kryer në muajin Maj të 2017, Vilson Çutaj, dhe në 2018 ky person është dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim. Por Çutaj kishte vetëm pak muaj që ishte liruar nga burgu i Reçit dhe tashmë është bërë protagonist i një ngjarje akoma dhe më të rëndë.

Sot e kësaj dite, nuk ka asnjë të dhënë se ku ndodhet trupi i Vilson Çutaj, babait të 4 fëmijëve dhe mikut të tij Klemend Pepaj.

Të dhënat policore tregojnë se ai mund të jetë ekzekutuar nga i njohuri i tyre Danjel Pepaj, të cilin një ditë para ngjarjes në 1 tetor 2020, e kana dhunuar fizikisht së bashku me Klemend Pepaj.

Dyshohet se ky konflikt ka lindur për shkak të vjedhjes së një sasie droge, por është ende e paqartë se ku ndodhen trupat e pajetë dhe vetë autori i këtij krimi të rëndë. Ndërkohë I dënuar për prodhim dhe shitje droge, është dhe babai i Vilson Çutaj, Pal Çutaj.