Ia shkyçin rrymën, prishtinasi kanosë me revole punëtorin e KEDS-it

26.01.2017 13:27:24

 Ia shkyçen njësorin elektrikë për shkak të borxhit që pati ndajë KEDS-it. Por, prishtinasi nuk e harrojë punëtorin që e la pa rrymë. Të njëjtit i doli në pritë me armë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se punëtori i KEDS-it u kanos derisa po lëvizte me makinën e tij. Ngjarja ka ndodhur në  Rr. “Enver Maloku” në Prishtinë të merkurin në mesditë.

Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se derisa ishte duke lëvizur me veturën zyrtare është kanosur me armë zjarri nga një i dyshuar i panjohur, pasi që i njëjti ia kishte shkyçur njehsorin nga rrjeti elektrik për shkak të një borxhi që i dyshuari kishte ndaj KEDS-it. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, ka njoftuar Policia e Kosovës

Rasti është duke u hetuar si kanosje me armë.