Ibra: Në Rusi do jem, nuk do kishte Botëror pa mua

18.04.2018 13:27:04

Ose ka biseduar me Janne Adersson dhe ka gjetur gjuhën e përbashkët, ose në të kundërt trajneri i Suedisë duhet të arsyetojë, po sepse Zlatan Ibrahimovic nëse para pak javësh kishte ende dilema tashmë gjiganti skandinav nuk ka asnjë dyshim dhe e thotë me bindje se në Botëror ai do të jetë, pasi sipas Ibrës pa të kompeticioni që do të zhvillohet në Rusi këtë verë nuk do të ishte i njëjti dhe madje nuk do të kishte kuptim.

I ftuar në një televizion amerikan, Ibrahimovic deklaroi: “Sigurisht që do të shkoj në Botëror, por kjo është e vetmja gjë që mund të them sepse në të kundërt do më kritikojnë, duhet të jem i kujdesshëm me fjalët që them në këtë periudhë, por e përsëris një Kupë Bote pa mua nuk do të ishte një Kupë Bote”, fjalë këto të sulmuesit të Los Angeles Galaxy i cili në 3 ndeshjet e tij të para me skuadrën kaliforniane ka realizuar 3 gola edhe pse dy prej tyre i ka nisur nga stoli.