Ish rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi ka treguar arsyet se pse ka vendosur të aderojë në Partinë Demokratike të Kosovës.

Ai në emisionin ‘Fakt Plus’ ka thënë se janë disa arsye pse ka vendosur të kaloj në subjektin të cilin e drejton Kadri Veseli.
Është obligim kombëtar, sipas tij, qe secili intelektual të kontribuojë për vendin aty ku e gjen vetën. PDK- sipas tij, është partia, e cila ka qenë në qendër dhe bartëse e proceseve të çlirimit shtendërtimit, por edhe shpalljes se pavarësisë.
Ai ka thënë se pret qe të ketë hapësire për të vepruar në këtë subjekt. Në ketë intervistë ai ka folur edhe për ish partinë e tij, AKR të cilin e vlerëson se vlerë për pluralizmin politik në Kosovë.
Sa i përket koalicionit PDK-LDK, Gashi ka thënë se, nëse ky koalicion nuk arrin të shtyje përpara temat e mëdha, atëherë imponohen zgjedhjet e parakohshme si zgjidhje. Duke shtuar se opsion mund të jetë qe vitin e ardhshëm të mbahen dy palë zgjedhjet njëkohësisht.
E sa i përket zgjedhjeve të parakohshme në Drenas, Gashi thotë se Drenasi dhe Drenica janë bastion i PDK-së dhe askush nuk mund t’ia merr. Ndërsa për Gjykatën Speciale ka thënë se PDK mund të dëmtohet pak nga ky proces, por në fund të ditës do të dëshmohet pafajësia dhe pastërtia e luftës dhe do të mbyllë kjo kaptinë qe Serbia mundohet ta mbajë sa me gjatë të hapur.






































