Ibrahim Kryeziu takon banorët e Hoçës së Vogël dhe të Brestovcit

23.09.2017 23:42:22

Kandidati i LDK-së për kryetar komune në Rahovec, Ibrahim Kryeziu është takuar me banorët e fshatit Hoçë e Vogël dhe Brestovc.

Në një postim në facebook, z. Kryeziu ka njoftuar se me banorët e këtyre fshatrave ka biseduar për programin e LDK-së për këtë pjesë të komunës dhe në përgjithësi për ketë komunë”.

Ky është postimi i plotë i z. Kryeziu:

Sot bisedova me banorët e fshatrave Hoçë e Vogël dhe Brestovc, për t’i njoftuar me planprogramin që ka LDK-ja për këto lokalitete.

Poashtu i tregova planet e veçanta që do t’i realizojë komuna e Rahovecit nën udhëheqjen e LDK-së dhe që do t’i zgjidh problemet që ata i hasin për shumë vite me radhë.

#LidhjaPërRahovecin