IBRAHIM RUGOVA: 28 NËNTORI, DITA E PAVARËSISË GJITHËSHQIPTARE QË U PËRGJYSMUA

28.11.2019 00:59:24

Nga: Muhamet Hamiti

Më poshtë është teksti i mesazhit të fundit (nëntor 2005) të Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës, drejtuar popullit me rastin e 28 Nëntorit:
“Qytetarë të nderuar të Kosovës,
Zonja dhe zotërinj,
Ju shpreh urimet e mia të përzemërta për Ditën e Flamurit – 28 Nëntorin.
Sot të gjithë e themi me krenari se 28 Nëntori i vitit 1912, Dita e Flamurit, Dita e Pavarësisë gjithëshqiptare që u përgjysmua, është dita më e rëndësishme në historinë moderne të kombit tonë, pas 28 Nëntorit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, që këtë vit bie në 600-vjetorin e lindjes së Tij.
Dhashtë Zoti që sa më shpejt të gëzojmë njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga miqtë tanë, çfarë do të qetësonte popullin e Kosovës dhe këtë pjesë të Europës e të botës.
Zoti e bekoftë Ditën e Flamurit!
Zoti i bekoftë shqiptarët!
Zoti i bekoftë miqtë e Kosovës!
Zoti e bekoftë Kosovën!
Dr. Ibrahim Rugova
President i Kosovës”
Gjysma tjetër e pavarësisë shqiptare, natyrisht, do të ishte pavarësia e Kosovës, të cilën Presidenti Rugova e shihte si zgjidhje optimale.