Ibrahim Rugova kujtohet në Konferencën e Vjenës (Foto)

08.10.2016 15:53:02

Ish-Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, është përkujtuar në organizimin e Lëvizjes Paneuropa në 100 vjetorin e saj në Vjenë të Austrisë.

Në këtë kongres po merr pjesë Presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi, ai i Shqipërisë, Bujar Nishani dhe President të tjerë të rajonit.

Derisa Presidentët kanë mbajtur fjalimet e tyre, ndër ta edhe Thaçi e Nishani, në një pjesë të sallës ku po mbahet konferenca, është shfaqur fotografia e ish-Presidentit, Ibrahim Rugova, njofton Klan Kosova.

Këtë vit, Paneuropa është organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme të Austrisë.

Kongresi Panevropian është një forum më ndikim në Europë dhe për një kohë të gjatë është udhëhequr nga Otto von Habsburg, i cili ka qenë një mik i madh i Kosovës.

ibrahim rugova