Ideja për ndërmjetësim të Edi Ramës, përpjekje për ringjalljen e idesë së Boris Tadiqit për marrëveshje historike me Tiranën

14.10.2016 20:06:42

Nga Rexhep Kastrati

Zërat në Serbi që ndërmjetësues në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të jetë Edi Rama, në Kosovë janë interepretuar në mënyra të ndryshme, miratuese dhe kundërshtuese. Ndër miratues kish të tillë që nuk e kishin idenë se çfarë do të thoshte një ndërmejtësim i tillë eventual, dhe të tillë që donin të dëshmoheshin patriotë, edhe pse nuk di që dikush ua ka vënë në dyshim patriotizmin. Këta, e ndërlidhnin ndërmjetësimin eventual me faktin se Edi Rama është kryeminitër i shtetit shqiptar dhe se do të ishte gjë e mirë që të ndërmjetësonte ai. Por të njëjtit nuk e shtronin pyetjen: po nëse është gjë e mirë për shqiptraët që të ndërmjetësojë Edi Rama, pse ta kërkojnë serbët? Në anën tjetër, kundërshtuesit  e mundësisë së ndëemjetësimit eventual të Edi Ramës, nisen pikërisht nga përgjigjia në pyetjen e mësipërme, kurse qarqet zyrtare bazohen në faktin se Kosova tashmë është shtet i pavarur dhe negociatat me Beogradin janë duke u zhvilluar me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare. Unë dua të them se debati për një ndërmjetësim të Edi Ramës, është një debat koti, pasi që është një çështje që i përket vetëm një produkti imagjinativ, por edhe një produkti dëshirash të ndonjë eksponenti medial apo politik në Beograd. Është kështu për faktin se negociatat në Bruksel po zhvillohen në zbatim të rezolutës së AP të OKB-së të vitit 2010. Së dyti, këto negociata po zhvillohen me mbështetjen e SHBA-ve dhe me ndërmjetësimin e BE-së. Së treti, këto negociata kanë për qëllim të zgjidhin çështjen që kanë betur të hapura nga procesi negociator i Vjenës, apo që i ka përcaktuar ky proces me Pakon e Ahtisarit. Pra, i gjithë procesi është në nivlet më të larta ndërkombëtare dhe me kujdesin e aleatëve më të fuqishëm të shqiptarëve. Së këndejmi, është e pamundur që ky nivel të devalvojë në nivel negociatash me ndërmjetësim të Edi Ramës. është e qartë se Beogradi po taktizon, po refuzon dhe po shtyn zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, dhe mund të merret me mend po të ishin këto marrëveshje të ndërmjetësuara nga Edi Rama.

Po atëherë pse serbët duan që Edi Rama të ndërmjetësojë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit?

Janë dy arsye madhore pse nga serbët dalin kërkes të tilla: 1. Nuk po u pëlqen që Beogradi të jetë i lidhur me kushte të tilla si Kapitulli 35 i BE-së, si dhe të jetë i kushtëzuar me braktisjen e Kosovës . Asryeja e dytë ka të bëjë me ringjalljen e konceptit të Boris Tadiqit për një marrëveshje histrike me Tiranën për zgjidhjen e çështjes shqiptare dhe çështjes serbe sipas parimit: aty ku janë shumicë shqiparët, të bashkohen me Shqipërinë, kurse aty ku janë shumicë serbët – të bashkohen me Serbinë. Ky koncet, është koncept  ndarjes së Kosovës dhe hipasirës shqiptare në Ballkan.

Kur bëhet fjalë për arsyen e parë, duhet thënë se Beogradi është shumë në siklet lidhur me zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit, përkatësisht të Kapitullit 35 të BE-së, pasi që duhet ta braktisë Kosovën. Fakti që në çështje të tilla si Telekomi, beogradi nuk ka pranuar që të nënshkruajë marrëveshje, si dhe fakti se për marrëveshjet që janë arritur njëherë, është dashur që për zbatimin e tyre u desh të zhvillohen negociata për marrëveshje për zbatimin e tyre, tregon se Beogradi nuk është shumë i kënaqur me këto negociata. Kur t’i shtohet këtye edhe fakti se Brukseli ia ka shuar shpresën që mund ta futë në negociata çështjen e Trepçës pa u pajtuar për këtë edhe Prishtina, por edhe fakti se tash do të jenë në radhë tema të rënda për Serbinë, ndër të cilat edhe çështja e të pagjeturve, por edhe çështje të tjera siç janë dëmet e luftës, depozitat bankare, shfrytëzimi i pasurive të Kosovës dhe tema të tjera, Beogradi është tepër i interesuar që të ndërpriten këto negociata. Mirëpo, siç kam thënë edhe herë të tjera, këtë ka provuar ta bëjë duke provokuar shqiptarët që të detyrohen t’i ndërpresin ato.

Arsyeja e dytë, pra ringjallja e konceptit të Boris tadiqit për zgjidhjen e çështjes shqiptare dhe serbe sipas parimit etnik dhe atë me negociata me Tiranën, bëhet edhe me qëllim që Kosova të deinstitucionalizohet, përkatësisht të delegjetimohet si shtet dhe të shdnërrohet në një territor për të cilin negociojnë dy shtete të pavarura: Serbia dhe Shqipëria. Dhe rezultat i këtyre negociatave të jetë ndarja e Kosovës mbi baza etnike. Këtë koncept në Kosovë e përfaqëson sekta okulte e Albinit, prandaj edhe ajo mund të jetë e vetmja organizatë politike që nuk do ta kundërshtonte idenë e ndërmjetësimit të negociatave nga Edi Rama. Aq më tepër kur vazhdimisht ka qenë kundër negociatave në Bruksel.