Një vajzë 2 vjeçe, ka gjetur vdekjen si pasojë e një zjarri të rënë në një banesë. Rreth orës 08:35 flakët e zjarrit kanë përfshirë banesën (kasolle) e shtetasit Safet Hamza, në lagjen Shpat, Babrru.
Brenda ndodheshin dy fëmijët e mitur. Nga hetimet e para dyshohet se vajza, Samanta, ka qenë duke u ngrohur tek një ngrohëse, që ishte lënë ndezur nga prindërit.
Ndërsa rrinte në krevat, rrobat kanë marrë flakë nga rezistenca dhe fatkeqësisht vajza e vogël është djegur.
Një nga fëmijët, më i madhi, ka arritur të dalë. Më pas kanë ndërhyrë dhe forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse që kanë shuar zjarrin.
Flakët janë përhapur me shpejtësi, pasi banesa ka qenë e ndërtuar me dërrasa. Ndërkohë hetimet janë në vazhdim.






































