Identifikohet një i dyshuar për vrasjen në Parkun e qytetit

29.08.2016 16:10:25

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arritur të identifikojë një person si të dyshuar të mundshëm për rastin që ka ndodhur në Parkun e qytetit, dhe se është duke punuar për arrestimin e tij.

Policia ka treguar për vdekjen e 22 vjeçarit, E.Agaj, dhe plagosjen e 26 vjeçarit, A.Gashi.“Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me plagosje ku nga arma e zjarrit, janë plagosur viktimat: A. Gashi, 26 vjeç, mashkull, shtetas kosovar dhe E. Agaj,  22 vjeç, mashkull, shtetas kosovar , të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, mirëpo njëri nga viktimat (E. Agaj), nuk ka mundur t’i përballojë, plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit dhe rreth orës 13:00, nga QKUK-ja jemi njoftuar se viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se janë ndërmarrë një varg  veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për  të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si ‘Vrasje e rëndë’.

Ndërsa burime të Indeksonline kanë bërë të ditur që personi i dyshuar është i njohur edhe më parë nga Policia e Kosovës.

Gjithashtu policia ka siguruar pamje nga momenti i vrasjes dhe personi i cili kishte shtënë në drejtim të viktimave tashmë është i ditur nga ana e policisë.