Identiteti i PDK-AAK-Nismës: Të jesh me Serbinë kundër LDK-së dhe Kosovës!

22.05.2017 14:16:06

Nga Rexhep Kastrati

Kur Hashim Thaçi bëri publike nismën e tij për FSK-në, shpërtheu një ekzaltim te njerëzit, duke kujtuar se ai e kishte hallin e ushtrisë dhe se na qenkësh pikërisht ai që do e bënte Kosovën me ushtri. Mirëpo, nuk u desh shumë që të merrej vesh se kjo nismë ishte bashkërenduar me Serbinë, përkatësisht me Vuçiqin, por jo me kryeministrin Mustafa dhe me Qeverinë e Kosovës, as me aleatët tanë strategjikë. Me që bëhej fjalë për një nismë nga Hashim Thaçi, mediet dhe portalet e kontrolluara nga struktura mafiozo-politike, i bënë një publicitet jashtëzakonsiht të madh, duke e paraqitur këtë nismë si kulminacion të patriotzmit, dhe u munduan ta zhbëjnë faktin se ajo ishte një nismë e bashkërenduar me Vuçiqin, pra me Serbinë e që nuk kishte për qëllim që ta bënte Kosovën me ushtri, por që ta linte pa të, pasi që krijimi i ushtrisë nuk mund të bëhej me ligj, por me ndryshime kushtetuese. Nisma e Hashim Thaçit mëtonte vetëm një riorganizim të FSK, pa ia ndryshuar funksionet thelbësore e as emrin. Dhe në këtë riorganizim, do të krijohej një maskë se gjoja FSK ishte ushtri e Kosovës, dhe do të vinte Kosovën në siklet edhe me aleatët tanë strategjikë, që kanë ndihmuar procesin e trasformimit të UÇK-së në TMK, dhe transformimin e TMK-së në FSK, dhe kanë qenë duke punuar në transformimin e FSK-së në FA. Pra, nisma e hashim Thaçit ishte nismë për të prishur procesin e transformit të FSK në FA, dhe t’i hapte rrugë krijimit të një strukure paralele edhe nga serbët, e që i bie një lloj ushtrie të serbëve.

Mirëpo, kjo nismë, që hasi në kundërshtimin e plotë të aleatëve tanë strategjikë, nuk ishte nisma e parë, as bashkërendimi i parë që i ashtuquajturi krah i luftës kishte me Serbinë. Në fakt, qysh gjatë luftës, pra më 1998 kam theksuar se linja e Tiranës/Kretës dhe ajo udbasho-jugosllavokomuniste kanë dalë në skenën politiko-ushtarake për ta komprometuar luftën çlirimtare dhe për të hapur rrugë për zgjidhje të favorshme për Serbinë. Historia e ndarjes së Kosovës e realizuar qysh më 1999, e që erdhi si përfundim i luftës në Kosov, pra si pasojë e angazhimeve të linjës së Tiranës/Kretës dhe asaj udbasho-jugosllavokomuniste. Dhe ky ishte rezultati i parë i bashkërendimit të tyre me Serbinë dhe me aleatët e saj. Legalizimi dhe legjitimimi i kësaj ndarjeje që u bë me takimin e Hashim Thaçit me Mimoçilo Trajkoviqin dhe me popin Artemije qysh më 1999, dhe të takimeve të Bajram Rexhepit me Oliver Ivanoviqin, ishin rezultatet tjera, që morën vulë dhe legjitimitet edhe ndërkombëtar me ngjarjet e 17 dhe 18 marsit 2004. Rezultat i legjitimit ndërkombëtar të ndarjes së brendshme të Kosovës u reflektua në Pakon e Ahtisarit, ku komunave me shumicë serbe u atribuohen kompetenca shtesë.

Gjithnjë në bashkërendim ndërmjet linjës së Tiranës/Kretës dhe asaj udbasho-jugosllavokomuniste, u imponua edhe 6 Pikshi i Ban Ki Munit, e që u bë pjesë e negociatave në Bruksel që erdhën edhe për shkak të këtij 6 Pikshi, edhe për shkak të pozicionit dual edhe të Rezolutës 1244, edhe të vemdimit të GJND-së.

Bashkërendimi ndërmjet linjës së Titanës/Kretës dhe asaj udbasho-jugosllavokomuniste u bë me kohë edhe në raport me lëvizjen liri, pavarësi, demokraci në krye me presidentin Rugova dhe LDK-në, e që është vërejtur që në vitin 2001 kur duhej të zgjidhej presidenti Rugova në postin e të parit të vendit. Atëbotë qenë bërë bashkë të gjithë partitë tjera kuvendore shqiptare me “Povratakun” dhe me pakicat tjera për ta penguar.

Bashkërendimi ndërmjet Serbisë dhe linjës së Tiranës/Kretës dhe asaj udbasho-jugosllaokomuniste me Serbinë u vërjet edhe në veprimet ër bllokimin e institucioneve dhe në fund të vitit të kaluar doli qartësisht në dukje ky bashkërednim kur Serbia, Rusia, PDK, partitë opozitare dhe korpusi medietik që kontrollohet nga strukurat mafiozo-politike dhe nga agjentura kundërshqiptare, dolën me qëndrim të përbashkët për rrëzimin e Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Mustafa dhe LDK.

Dhe bashkërendimi i fundit substancial u pa në seancën për mocionin kundër Qeversës së Kosovës e të cilin me një unitet të çeliktë të PDK-së, partive opozitare dhe Serbisë u votua pro mocionit e që solli edhe rënien e Qeverisë.

Kjo e fundit, sipas të cilës thuhej se edhe nëse LDK do të bënte koalicion edhe me Vetëvendosjen, e kanë pakicën serbe, është kulmi i vetëdemaskimit në kushtet kur frika nga humbja e zgjedhjeve kishte bërë tashmë hapur PDK-AAK-Nismën, si për të konfirmuar atë që e kam thënë vazhdimisht që nga fillimi se të gjitha këto janë njësoj në raport me LDK-në dhe me interesat strategjike të vendit.