Idrizi: Të gjithë dakort për teknologjinë në zgjedhje,komisioni të mblidhet 2 herë në javë

13.01.2017 14:33:20

Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet deklaroi gjatë mbledhjes së sotme të komisionit për Refromën Zgjedhore ,se politika është sorollatur rreth një vit, paçka se është dakort për përdorimin e tekonologjisë në zgjedhjet e qershorit. Idrizi propozoi mbledhjen e komisionit 2 herë në javë në mënyrë që të diskutohet si do të veprohet me propozimet e palëve politike, kryesisht për votimin e numërimin elektronik.

” Unë nuk di të shpreh keqardhjen apo fatmirësisht më në fund pas 1 viti, po fillojmë të kemi një produkt konkret. Kemi një vit që sorollatemi dhe sot kemi një matricë për të filluar punën. Edhe kur flasim për zgjedhje jo transparente, në radhë të parë kjo vjen nga dy partitë kryesore që ruajnë administrimin politik të zgjedhjeve, që nga KQZ-ja, dhe nga gjithë strukturat e tjera të menaxhimit zgjedhor. Të gjithë jemi në favor të identifikimit, numërimit dhe votimit elektronik.Unë nuk e kuptoj se pas një viti vërtitemi prapë në të njëjtin diskutim. Ky komision të mos mblidhet një herë në 3 muaj. Të mblidhemi dy herë në javë. Të shohim se si mund të veprohet me numërimit elektronik. Për çështje të tjera si financimi, mediat, dekriminalizimi, ne jemi dakord,” – deklaroi kreu I PDIU – së, Idrizi.