IKD: Policia të mos lëshojë vërtetim për të kaluarën kriminale

29.09.2019 13:23:07

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin “Vërtetimi për të kaluarën kriminale”, i cili lëshohet nga Policia e Kosovës, duke e cilësuar si cenim të drejtpërdrejtë të sigurisë juridike të qytetarëve dhe personave juridik në Kosovë.

IKD ka kërkuar nga institucionet publike gjithashtu duhet të ndalojnë obligim e qytetarëve për t’u pajisur me këto vërtetime sepse në të evidentohen edhe kallxime penale dhe procedura hetimore,  të cilat në njëfarë forme cenojnë parimin e Kushtetutës së Kosovës që çdokush është i pafajshëm deri të vërtetohet me një aktgjykim të formës së prerë.

Gzim Shala nga ky institut në një konferencë për media, tha se është e kundërligjshme nga institucionet që kërkojnë këtë vërtetim nga qytetarët e Kosovës, pasi që kjo cenon sigurinë juridike.

Po ashtu, Shala tha se me këtë çështje është duke u marruar edhe Avokati i Popullit.

Yll Zekaj nga IKD tha se vërtetimi për të kaluar kriminale që lëshohet nga Policia e Kosovës është persekutim dhe cenon sigurinë juridike të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Për këtë arsye, IKD ka  dalë me rekomandime për institucionet të cilat lëshojnë vërtetime të tilla.

“Policia e Kosovës të heqë dorë nga lëshimi i këtyre vërtetimeve, pasi që nuk mund të bazohet në nenin e ligjit për policinë sepse kemi decitivishtë nenin 98 të Kodit Penal të Kosovës, i cili përcakton sakte çka duhet të mbajë dosja penale për qytetarët e Kosovës. Këshilli Gjyqësor i Kosovës duhet të ndryshojë rregulloren për mbajtjen e evidencës penale dhe këtë ta harmonizoj me Kodin Penal të Kosovës dhe përkatësisht të heq dënimet me gjobë si pjesë e evidencës penale. Institucionet publike gjithashtu duhet të ndalojnë obligim e qytetarëve për t’u pajisur me këto vërtetime sepse në të evidentohen edhe kallxime penale, procedura hetimore të cilat në njëfarë forme cenojnë parimin e Kushtetutës së Kosovës që çdo kush është i pafajshëm deri të vërtetohet me një aktgjykim të formës së prerë. Ministria e Punëve të Jashtme duhet të loboj në dy drejtime të ambasada dhe konsullata që i kemi në shtete të ndryshme që të mos kërkojnë nga qytetarët vërtetim për kallxim penal” .

Instituti i Kosovës për Drejtësi, kërkoi nga institucionet që të jenë të kujdesshëm kur bëhet fjalë për lëshimin e këtij vërtetimi

IKD iu ka drejtuar Avokatit të Popullit të nxjerr një raport ex-officio, ku duhet të rekomandojë Policisë së Kosovës që tash e tutje mos të lëshojë vërtetim për të kaluarën.