Ilir Deda: ‘Alternativa’ në muajin maj i prezanton kandidatët për komuna

22.03.2017 13:56:33

Partia që u themelua nga Ilir Deda dhe Mimoza Kusari-Lila është duke punuar për zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vit në Kosovë.

Njëri nga udhëheqësit e Partisë më të re në Kosovë “Alternativa”, Ilir Deda ka thënë se koncepti i partisë që e kanë themeluar ka të bëj nga niveli komunal për të vazhduar në nivelin qendror.

Ai ka thënë se në muajin maj do të dalin me emrat e atyre që do të garojnë për Prishtinën.

“Ma vonë, ne me kandidatura për komunë ma merr mendja që dalim në muaj maj. Jemi duke u përgatitur dhe ky ka qenë edhe koncepti i krijimit të alternativës, më fillu nga baza, d.m.th nga niveli komunal. Jemi në proces të fundit, në fazën finale të konstituimit dhe diku ka muaji maj do të dalim me emra”, ka thënë Deda.

Deda ka thënë se nuk e kanë diskutuar mundësin e tij për të kandiduar për Prishtinën.

“Nuk e kemi diskutuar këtë fazë”, ka thënë Deda.

Deda u shkëput nga Vetëvendosje, ku ishte deputet, ndërsa Mimoza Kusari-Lila që aktualisht është kryetare e Gjakovës, u nda nga AKR-ja e Behgjet Pacollit, për të vazhduar rrugëtimin me partinë e re “Alternativa”