Ilir Meta dorëzon teserën e LSI

21.07.2017 09:28:02

Ilir Meta është larguar përfundimisht nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Mësohet se mbrëmjen e sotme, Meta ka vizituar për herë të fundit selinë.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Brahimllari ka konfirmuar për median se ish-themeluesit dhe ish-kryetari Ilir Meta e ka dorëzuar teserën e LSI-së për të paktën 5 vitet e ardhshme.

Meta ka takuar të pranishmit dhe u ka uruar suksese në rrugën që kanë nisur.

Ilir Meta ditën e hënë betohet si President i Shqipërisë.