Ilir Meta ishte në fshatin Ferras, falenderon policinë dhe ekipet e Kosovës

Ilir Meta ishte në fshatin Ferras, falenderon policinë dhe ekipet e Kosovës

02.12.2017 22:49:25

Zonat e përmbytura janë vizituar edhe nga kreu i shtetit Ilir Meta.

Sot në mbrëmje Presidenti Meta ishte në fshatin Ferras, ku u takua me Forcat e Armatosura, ato të Policisë dhe ekipet e emergjencave të Kosovës.

Kreu i shtetit tha se është “kënaqësi të falenderoja sot në Ferras Forcat e Armatosura, ato të Policisë dhe ekipet e emergjencave të Kosovës për menaxhimin plot përkushtim të përmbytjeve të Vjosës në ndihmë të banorëve të rrezikuar”

“Mirënjohje për sakrificat e tyre sepse jeta e qytetarëve është e para”, tha kreu i shtetit Ilir Meta