Ilir Meta: Kosova dje hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj evropian

15.02.2021 17:40:44

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar qytetarët e Kosovës për kulturën e lartë demokratike të treguar në zgjedhjet e përgjithshme.

“Urime të gjithë qytetarëve dhe klasës politike të Kosovës për shembullin e shkëlqyer të besimit te demokracia dhe vota e lirë, si dhe për standardet e suksesshme të arritura në zgjedhjet e djeshme parlamentare”, është shprehur Meta.

Meta është shprehur se përshëndet pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve në votime, të cilët, sipas tij, sfiduan kushtet e vështira atmosferike dhe pandeminë COVID-19, për të marrë në dorë fatet dhe për të vendosur të ardhmen e tyre”.

“Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj evropian dhe konsolidimit të shtetit demokratik”.

“Urojmë, që institucionet e reja, që do të formohen përmes bashkëpunimit, të udhëheqin me sukses shtetin e Kosovës për të fituar sfidat e të ardhmes”.