Ilir Meta: Përse shkova në hotelin e Kelmend Balilit…

06.02.2017 22:31:32

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka sqaruar vizitën e tij në resortin Santa Quaranta të Kelmend Balilit ditën e inaugurimit dy vite më parë.

I pyetur në emisionin Top Story nga gazetari Sokol Balla përse shkoi, Meta tha se do të shkojë në çdo inaugurim hoteli apo biznesi kur merr një ftesë.

Kryeparlamentari ka sqaruar gjithashtu se nuk do të shkojë në inaugurime të tilla vetëm në rastet kur policia apo institucione të tjera ligjzbatuese ia kërkojnë këtë gjë nëse ai biznes është ndërtuar me para të pista.

Në rastin konkret të resortit të Balilit, Meta theksoi se ishte ftuar të merrte pjesë në inaugurim dhe nuk pati asnjë paralajmërim nga policia.