Ilir Meta rikonfirmohet kryetar i LSI-së

07.11.2016 15:39:57

Ilir Meta do të jetë sërish në krye të LSI-së për një mandat tjetër si kryetar.

Nga 41. 862 vota të vlefshme, dhe 508 vota të pavlefshme Ilir Meta ka dominuar me mbi 31 mijë vota.

Në garë ishin edhe deputeti Përparim Spahiu dhe Shezai Rrokaj.

Votat

Ilir Meta 31.815 vota ose 76 % e tyre.

Përparim Spahiu: 5065 vota ose 12.1% e tyre

Shezai Rrokaj: 4982 vota ose rreth 5 mijë vota ose 11.9 % e tyre