Incident në konferencën e Aleksadar Vuçiqit, serbët me tone të larta i kërkojnë mbrojtje nga mafia serbe

20.01.2018 20:07:29

Presidenti serb është gjendur në pozitë të palakmueshme, kur gjatë konferencës që po mbante, disa serbë e kanë ndërprerë, duke i kërkuar mbrojtje nga mafia që operon në atë pjesë

Gjatë konferencës që presidenti serb Aleksadar Vuçiq e ka mbajtur pas takimit me liderët e serbëve në Kosovë ka ndodhur një incident i papritur.

Disa serbë e kanë ndërprerë atë teksa fliste, duke i kërkuar që të bëjë atë që është në fuqinë e tij për t’i mbrojtur nga mafia, që siç kanë thënë ata kontrollon atë pjesë.