“Injoruat Kosovën dhe Serbinë për 8 vite”, Grenell përplaset ashpër me ish-asistentin e Obamas

27.08.2020 12:11:00
U.S. President Donald Trump's envoy for the Kosovo-Serbia dialogue, Ambassador Richard Grenell speaks during a press conference after a meeting with Serbian President Aleksandar Vucic in Belgrade, Serbia, Friday, Jan. 24, 2020. Grenell is meeting Serbian President Vucic in order to move the dialogue and normalize relations between the two sides.(AP Photo/Darko Vojinovic)

Emisari Special i presidentit Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, është përplasur ashpër me ish-asistentin e Barack Obamas, Ned Price për çështjen e Kosovës si dhe për temën e komunitetit LGBTQ.

Përplasja nisi pasi që Price, tha se administrata Trump ka dështuar në zgjidhjen e çështjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Reagimi i ishte i menjëhershëm nga Grenell, i cili i tha Price se ekipi dhe administrata e Obamas ka injoruar popullin e Kosovës dhe Serbisë për tetë vite, shkruan lajmi.net.

Ai ka përmendur edhe takimin në Uashington të premten e ardhshme.

“Kosova dhe Serbia zhvillojnë negociata javën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë. Ekipi juaj ka injoruar popullin e Serbisë dhe të Kosovës për tetë vite me radhë”, ka shkruar Grenell.

Ky i fundit duke përmendur deklaratat e kandidatit democrat, Joe Biden për president të Amerikës, ka thënë se i njëjti i cilëson homoseksualët si “rrezik serioz”