Institucionet apel banorëve, mos konsumoni ujë nga çezmat

08.08.2016 23:28:54

Përmes këtij apeli, mjekët tentojnë të parandalojnë infeksionet eventuale apo paraqitjen e ndonjë epidemie si pasojë e vërshimeve.

Institucionet shtetërore në Maqedoni u kanë bërë thirrje banorëve nga zonat e përmbytura që të mos konsumojnë ujë nga çezmat dhe të njëjtin mos ta përdorin as për gatim.

Përmes këtij apeli, mjekët tentojnë të parandalojnë infeksionet eventuale apo paraqitjen e ndonjë epidemie si pasojë e vërshimeve.

Instituti i Shëndetit Publik ka bërë analizat dhe është në pritje të rezulatatve për cilësinë e ujit të pijshëm.