Instituti i Historisë “Ali Hadri” do të botojë veprën për Historinë...

Instituti i Historisë “Ali Hadri” do të botojë veprën për Historinë e Kosovës

15.05.2017 09:06:52

Sekretari i institutit të Historisë “Ali Hadri”, Gjon Berisha, ka deklaruar se ky institut i ka specifikat e tij, ku frytet e tij janë botimet, ku gjatë viteve ka botuar shumë vepra.

“Sfidat më të mëdha kane qenë nga 89 nderi në ‘99. Për ato vite punëtorët është dashur të punojnë kushte të vështira”, ka thënë ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Instituti i Historisë “Ali Hadri”, ka disa departamente. Berisha ka bërë të ditur se ky institut është duke e përgatitur një vepër për historinë e Kosovës, ku janë të inkorporuar mbi 50 studiues. “Kjo vepër që ka të bëjë me historinë e Kosovës, do të botohet në 2 gjuhë dhe do të botohet në vitin 2020”, ka thënë ai.

Berisha ka thënë se në këtë përvjetor institutin e Historisë “Ali Hadri”, e gjen pa objekt. “Buxheti është shumë i vogël për institutin. Shpesh është i pamjaftueshëm për projektet tona. Është ndihmuar edhe nga MASHT-i”, ka thënë ai.
Berisha ka bërë me dije se instituti ka plane për të ardhmen.