Integrimi, kryeministrat e Ballkanit takohen të shtunën në Durrës

23.08.2017 11:26:09

Kryeministrat e Ballkanit perëndimor do të zhvillojnë një takim jo formal në Durrës në datën 26 gusht, ku do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Rama.

Sipas burimeve qeveritare, në fokus të takimit do të jetë procesi i integrimit rajonal në familjen evropiane.

Pjesë e takimit do të jetë Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë, Johanes Hahn dhe kreu i Bankës Botërore për Europën dhe Azinë Qendrore, Siril Miler.

Deri tani mësohet se vetëm kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev e ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij.

Gjatë takimit do të preken edhe tema të tjera që kanë lidhje me sigurinë dhe forcimin e marrëdhënieve të vendeve të Ballkanit.