INTERPOL heq nga lista e të kërkuarve edhe Azem Sylën dhe Shukri Bujën

01.12.2017 23:18:37

Që nga ankesa e bërë nga Policia e Kosovës e deri më sot kanë kaluar më shumë se një vit, por sot, 18 personat e fundit që kanë qenë në kërkim ndërkombëtar nga Serbia për krime lufte apo krime ndaj civilëve gjatë kohës së luftës në Kosovë, janë larguar nga kërkimi në INTERPOL.

Në mesin e këtyre 18 personave, përveç kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qenë edhe ish-anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës Azem Syla.