Isa Mustafa: Haki Rugova ka 55 vota më shumë se Dreshaj

17.12.2017 22:41:15

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa konsideron se i nominuari i partisë së tij për kryetar të Istogut Haki Rugova, është fitues i raundit të tretë të zgjedhjeve.

Mustafa, thotë se janë 55 vota ato me të cilat kryeson në garen për Istogun, Rugova para kandidatit nga radhët e AAK-së Gani Dreshaj.

“LDK dhe Haki Rugova kanë fituar në Istog, ndërkaq AAK po feston para kohe. Sipas të dhënave tona, të bazuara në numërimin e çdo vote, Haki Rugova është 55 vota përpara”, ka shënuar Mustafa në një postim në faqen e tij zyrtare në rrjetin shoqëror “Facebook”.