Isa Mustafa ka uruar kombëtaren shqiptare me rastin e fitores në futboll ndaj Maqedonisë.

06.09.2016 15:34:17

Kryeministri i Republikës, Isa Mustafa ka uruar kombëtaren shqiptare me rastin e fitores në futboll ndaj Maqedonisë. “Kombëtarja Shqiptare dëshmoi fuqinë dhe zemrën e madhe që, përkundër kushteve që u krijuan, të fitojë me golin e bukur të Balajt”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Kombëtarja jonë na e solli gëzimin e dytë brenda pak orësh. Pas barazimit historik të Kosovës, Shqipëria realizoi një fitore emocionuese kundër fqinjëve tanë. Maqedonia tregoi lojë të mirë dhe sportivitet, por Kombëtarja Shqiptare dëshmoi fuqinë dhe zemrën e madhe që, përkundër kushteve që u krijuan, të fitojë me golin e bukur të Balajt. URIME të gjithë shqiptarëve kudo që janë!