Isa Mustafa lë të hapur për bashkëpunim me VV-në: Jo koalicion me PAN-in, nuk do ta votojmë Kadri Veselin

25.07.2017 20:49:34

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh kryeministër në detyrë, Isa Mustafa, ka deklaruar se LDK nuk do të votojë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit.

Këto komente Mustafa i bërë pasi ka përfunduar takimi i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, duke shtuar se Qeveria e Kosovës i ka përmbushur detyrimet e saj ndaj qytetarëve të Kosovës.

“Qeveria ka përmbushur detyrimet e saj ndaj qytetarëve të Kosovës. Ne kemi punuar për Kosovën. Ne kemi qëndrimet tona dhe nuk do të bëjmë koalicion me PAN-in (PDK-AAK-NISMA) si dhe nuk do ta votojnë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendi, sepse ai është iniciatori për prishjen e koalicionit sepse ai ka vënë interesat e tij para interesit të vendit”, ka thënë Mustafa duke lënë mundësinë e hapur për Vetëvendosjen.