Kryeministëri i Kosovës , Isa Mustafa: Ne Kur duam fitojmë

02.06.2017 18:33:32

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë para prizrenasve se fitorja e koalicionit LDK-AKR-Alternativa është në duart e tyre.

Mustafa edhe në tubimin në Prizren ka përsëritur se ky koalicion e ka programin, listën dhe kandidatin për kryeministër më të mirin nga të gjithë.

“Ne do ta zhvillojmë shtetin e së drejtës,  nuk do të ketë krim dhe korrupsion”, ka thënë Mustafa.

“Ne kur duam mund të fitojmë”, ka pohuar Mustafa ndër të tjera.

Ai ka uruar që këtë fitore ta arrijnë bashkë me të gjithë qytetarët e vendit.

“Ne jemi besatuar që të punojmë shumë që ta ruajmë integritetin e Kosovës, që ne dhe gjeneratat pas nesh të krenohemi”.

“Vetëm ne e dimë se çfarë do të bëjmë për katër vjetët e ardhshme”, ka shtuar ai.