Isa Mustafa: Pse e gjithë kjo fushatë kundër një institucioni të pavarur – Kryeprokurorit të Shtetit?!

01.11.2017 13:45:22

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në një shkrim autorial në facebook, ka trajtuar çështjen e provimit të jurisprudencës së kryeprokurorit Lumezi, nëpërmjet të të cilit ka kërkuar që në mënyrë institucionale të sqarohet kjo çështje.

Pasi thotë se nëse dikush do ta ketë ditur se Kryeprokurori nuk e ka provim të jurisprudencës, do të tregonte me kohë, jo në momentin e që është shpallë fajtor për një vepër të parashkruar, z. Mustafa, konstaton se organizimi i një gjuetie ndaj një institucioni të pavarur, kalon arsyen e validitetit të një dokumenti.

Ky është shkrimi i kryetarit Mustafa në facebook:

Në qoftë se dikush do ta ketë ditur se Kryeprokurori  (nuk ka ?!)  provim të jurisprudencës, do të tregonte  me kohë, jo në momentin që është shpallur fajtor për një vepër që i është përshkruar.

Organizimi i  një “gjuetie” të  tillë ndaj një institucioni për gjera të cilat mund të vërtetohen, duket se kalon arsyen e validitetit të një dokumenti.   E gjithë kjo më shumë po përngjanë në një bashkërenditje për të dekurajuar punën e një institucioni tepër të rëndësishëm  sesa për të sqaruar një çështje që sqarohet.

Si Kryetar i LDK-së konsideroj se organet  përgjegjëse duhet ta sqarojnë më shpejtë këtë rast, sepse është në pyetje një prej institucioneve më të larta të pavarura të vendit. Fatin e drejtësisë nuk duhet ta lëmë në mëshirën e inateve, mosdurimeve dhe hakmarrjeve. Fytyra jonë nuk është fytyrë që shihet vetëm në Kosovë, por aq shihet edhe jashtë dhe reflekton seriozitetin e shtetit tonë. IM