Isa Mustafa thotë se LDK do të fitojë në Klinë me kandidatin Besim Hoti

06.10.2017 13:58:41
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është shprehur se Besim Hoti, kandidat për kryetar të Klinës nga kjo parti do të dalë fitues në zgjedhjet e 22 tetorit.

Ai me anë të një postimi në facebook ka thënë se Besim Hoti dhe besimi në LDK është sinonim i fitores në Klinë.

Sipas tij, LDK ka votat për ta fituar Klinën falë edhe punës së kësaj dege me kryetarin Fadil Gashi.

Postimi i plotë i Mustafës:

Besim Hoti, dhe besimi në LDK është sinonim i fitores në Klinë!

Në fushatën zgjedhore të LDK-së, isha me Ismet Beqirin, Avdullah Hotin, Anton Qunin, Besa Gaxherrin, Naser Rugovën, Bajram Gecajn e Salih Morinën.

Një mbështetje e madhe së bashku me klinasit për Besim Hotin, për kryetar komune dhe për kandidatët për Kuvendin Komunal. LDK ka votën qytetare, falë punës së mirë të degës së LDK-së me kryetarin Fadil Gashi. #Lidhja për Klinën.