Isa Xhemajlaj: Besoj në fitore, do e pranojë çfarëdo rezultati

18.12.2016 19:38:27

Kandidati për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajla, tha se ka pasur shkelje gjatë këtij procesi të sotëm.

Në disa qendra ka pasur tentime të votohet disa herë dhe poashtu disa incidente që mendojë se e kanë lënduar procesin, raporton lajmi.net.

Për rezultatet e para të dala ai ka thënë se nuk beson që ka diçka reale nga kjo sepse ende nuk kanë ardh rezultatet nga tereni dhe kjo më shumë është një propagandë ose siç thotë populli më shumë me ja bë qefin vetit.

Ai ka thënë se beson se do të jetë fitues, por për këtë ka thënë se do të vendos qytetari.

Xhemajlaj ka thënë se do të urojë Lladrovcin nëse ndodh që fiton pas certifikimit të rezultateve ndërsa nuk pret që të urohet nga Lladrovci.