Ish-drejtori i Departamentit për Burime Njerëzore në Gjykatë Kushtetuese, Shefqet Berisha ka ndërruar jetë sot si pasojë e COVID-19.

31.07.2020 23:22:43

Ish-drejtori i Departamentit për Burime Njerëzore në Gjykatë Kushtetuese, Shefqet Berisha ka ndërruar jetë sot si pasojë e COVID-19.

Këtë e bëri të ditur kolegu i tij, Bashkim Perquku, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

“Sot morëm lajmin e hidhur për vdekjen e kolegut tonë të dashur Shefqet Berisha (nga virusi Covid19)”.

“I shprehim ngushëllime familjes, kolegëve dhe shoqërisë, duke e përkujtuar përgjithmonë, si intelektual, profesionist, vizionar, i pa lodhshëm, i buzëqeshur, të gjitha…” ka shkruar Perquku në rrjetin social Facebook.