Ish-kreu i Eulex në Kosovë, ambasador i OSBE-së në Tiranë

12.08.2016 16:57:12

OSBE njofton se ka emëruar si ambasador të sajin në Shqipëri, diplomatin gjerman, Bernd Borchardt.

Kreu i ri i Prezencës së OSBE-së, Bochardt pritet të nisë në shtator detyrën e tij.

Njoftimi për emërimin e tij në këtë detyre të re është bërë nga vetë zyra e OSBE-së në Tiranë, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku shkruhej se “kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë emërimin e Amb. Bernd Borchardt si Shef i Prezencës. Të çojmë përpara bashkëpunimin me Shqipërinë”, shkruan Gazeta Shqip.

Tashmë ai rikthehet në Shqipëri pas gjashtë vitesh. Më parë Borchardt ka qenë ambasador i Republikës Federale Gjermane në Tiranë, përgjatë viteve 2007-2010.