Ish-Kryeministri Berisha ngre dyshimet/ Çfarë di Tahiri për Ramën që tremb Kryeministrin?

12.03.2017 19:50:03
Kryeministri Sali Berisha, duke folur gjate nje mbledhje qeverie, ku ka sulmuar programin e PS per vendosjen e takses progresive, duke e cilesuar si marrezine e radhes te kryetarit te opozites.

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar tallje me qytetarët shpjegimin që Kryeministri Edi Rama dha në lidhje me shkarkimet e 4 ministrave.

Në një status në Facebook, Berisha thotë se deklarata e dhënë nuk kishte aspak lidhje me motivet e vërteta të largimit të ministrave.

Sipas ish-Kryeministrit, shkarkimi i Tahirit nga posti i ministrit të Brendshëm ishte kërkesë edhe e ndërkombëtarëve, ndërsa Rama frikësohet nga informacionet që, tashmë ish-ministrat, disponojnë për Kryeministrin dhe lidhjet e tij.

Sigurisht personi që është në dijeni për gjithçka çfarë bën Rama, bazuar në logjikën e ish-Kryeministrit Berisha, është ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri për shkak të postit që mbante.

Berisha thotë se denoncimi publik i informacioneve që ministrat e shkarkuar disponojnë, e sidomos Tahiri, do të jenë shumë herë më të rënda se ato që ka deklaruar ish-ministri i LSI Ylli Manjani.

Denoncimi në Facebook i ish-Kryeministrit Sali Berisha:

Tallja cinike e Edvin Shullazit apo frike e madhe nga te shkarkuarit!

Te dashur miq, sot Edvin Kristaq Rama, duke u tallur me shqiptaret dhe kater ministrat qe shkarkoi, renditi si shkaqe te perzenies se tyre nga qeveria pikerisht shkaqe dhe motive per te cilat ata te kater meritonin te emeroheshin apo riemeroheshin ne detyra, nga te cilat ata u qeruan.

Duke e bere veten cinike dhe qesharake para shqiptareve dhe vartesve te tij, ai tha sot se une mund t’ju them çfare te dua. Keshtu, me nje deklarate qe nuk mund te beje kurre nje kryeminister i nje vendi te lire, ai tha se: njeri iku si kampion i qeverise, tjetri stafetar i saj, i treti viktime e mafies dhe i katerti, historik.

Pavaresisht nga motivet tejet te renda te shkarkimit te tyre pershi ketu ultimatume te partnereve, ne te vertet me kete deklarate qe do mbetet ne analet e turpit dhe qe mund te behej vetem ne nje shpelle mafie para ekzekutimit te kumbareve, kryekumbara, i trembur deri ne palce nga viktimat e tij, ka nje dhe vetem nje qellim. Ai do me çdo kusht t’ju mbylle gojen te shkarkuarve per te gjitha informacionet, faktet, dokumentat, dosjet e aferave te medha korruptive dhe lidhjeve kriminale te vet Rames, te cilat, te denoncuara publikisht do te bejne te duken lule apo thjesht nje kafe, denoncimet e Manjanit per Ramen dhe organizaten e tij kriminale qe ai drejton! sb