Ish-kryetari i Obiliqit shpallet i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë

20.05.2017 08:24:14

Ish- kryetari i Obiliqit, Mehmet Krasniqi, së bashku me tetë të akuzuarit e tjerë për  keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar, është shpallur i pafajshëm.

Në këtë proces gjyqësor Mehmet Krasniqi akuzohej për keqpërdorim të detyrës ose autoritetit zyrtar në periudhën e viteve 2012-2013, kur u realizuan projekte për asfaltimin e disa rrugëve në komunën që e drejtonte.

“Të nderuar qytetarë! Sot, Gjykata Themelore në Prishtinë më shpalli të pafajshëm, nga një aktakuzë politike dhe e porositur!”, ka bërë të ditur Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook