Ish-ministri i Brendshëm: Nuk do të jepja leje për parapërgatitje për protestë

13.05.2020 12:47:41

Ish Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e kaluar, Ekrem Mustafa, ka thënë se aksioni i djeshëm i shoqërisë civile për parapërgatitje për protestë nuk është i duhur.

“Po të isha ministër nuk do të jepja leje për atë”, është shprehur Mustafa.

“Nuk është tash koha për të bërë ndonjë ndryshim. Politika nuk duhet të ndikojë në vendimet e marra për pandeminë”.

“Koha është të luftohet koronavirusi. Rastet prapë kanë filluar të rriten dhe unë jam në vijën e parë të frontit. Nuk kanë bërë mirë ata që kanë bërë atë organizim. Është kohë që të luftohet pandemia”, ka thënë ai përmes telefonit.