Ish-ministri i Bujqësisë thotë se vendi kërcënohet nga përmbytjet, argument është absurd

07.10.2017 09:18:54

Prej disa ditësh kanë nisur shirat në vend ndërkohë që ish ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka ngritur alarmin se vendi kërcënohet seriozisht nga përmbytjet.

Dhe kjo sipas tij, për shkak të një ndryshimi në Ministrinë e Bujqësisë.

“Ne prag te sezonit te shirave dhe rrezikut te permbytjeve, shkrihet drejtoria e ujrave ne Ministrine e Bujqesise.

Rrjeti i hidrovoreve, kanaleve te ujrave te larta, sistemet e digave dhe te rezervuareve, mbeten pa koke dhe ne meshire te fatit. Kercenohemi seriozisht nga përmbytjet”, shkruan deputeti i LSI-së në Facebook.